Kampioni i botës Çalja nuk ka marrë shpërblimet? Kushi: Fake News, pasi është detyrim i federatave që…

Kampioni i botës në peshëngritje, Briken Çalja nuk është shpërblyer nga shteti shqiptar për këtë titull? Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi bën me dije se ka urdhër pagesa për shpërblimin e Brikenit bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror, por edhe atë europian. Po ashtu Kushi thekson se MAS i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje dhe tani është detyrim i vetë federatave për të kaluar këto shpërblime te të sportistëve.

Postimi i plotë

Po lexoj sot në media një lajm të pavërtetë që gjoja qeveria sorollat kampionin Briken Çalja dhe nuk e ka shpërblyer ende për titullin kampion bote në peshëngritje. Për informim të opinionit publik, po ju publikoj urdhërat e pagesës për shpërblimin e Brikenit bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror, por edhe atë evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht, MAS i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje, nëpërmjet federatave sportive përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi. Pas kësaj, është detyrim i vetë federatave për të kaluar këto shpërblime të qeverisë në llogarinë personale të sportistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

I bëj thirrje të gjitha federatave që të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj sportistëve brenda afateve të caktuara. Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë pa u ndalur sportistët tanë elitarë dhe zhvillimin e sportit në tërësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?