Kampioni i peshëngritjes ”sfidon” Covid-19
Në një kohë që Shqipëria është në karantinë dhe gjithçka është pezulluar, i vetmi që mendon për një aktivitet sportiv është kampioni kombëtar dhe europian në peshëngritje, Briken Çalja. Së bashku me trajnerin dhe ndihmës trajnerin e tij, Çalja nuk ka ndërprerë për asnjë moment stërvitjen për Lojërat Olimpike.
”Duhet të jem në kontakt me stërvitjen dhe kjo është një palestër e imja dhe nuk ka njerëz të tjerë që stërviten”. Si e ka përjetuar Calja këtë situatë të pazakontë. ”Përtej koronavirusit, kam marrë masat personale. Këtu stërviten vetëm me trajnerin dhe ndihmëstrajnerin. Nuk është momenti për të pasur frikë, por kujdes jo”.
Edhe pse për momentin është luks të mendosh mbështetje shtetërore, duket se Çalja do të ecë me forcat e veta për të arritur synimet dhe objektivat e tij sportive. “Jo tani, edhe kur kam arritur rezultate marramendëse, qeveria ka qenë pothuajse zero”.