Kampioni Jurgen Uldedaj gati për titullin botëror në Londër: Do jap gjithçka për flamurin dhe popullin tim

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj shprehet se është gati në ndeshjen më të madhe të karrierës së tij, e cila zhvillohet sonte në O2 Arena në Londër.

Ai do të ngjitet në ring për titullin botëror IBO në peshën “Cruiserweight”, një moment historik që mund ta bëjë boksierin e parë shqiptar që garon për një titull bote nga një prej federatave të mëdha të boksit profesionist.

“Peshimi zyrtar u krye. Nesër gjithçka vendoset, titulli botëror IBO në peshën Cruiserweight. Kjo është ndeshja më e madhe e karrierës sime. Në O2 Arena në Londër, do të hyj në ring për të luftuar për titullin botëror, një ëndërr për të cilën kam punuar gjithë jetën. Është një nder i madh të përfaqësoj Shqipërinë dhe të jem shqiptari i parë që lufton për një titull bote nga një prej federatave të mëdha. Do të jap gjithçka për flamurin dhe popullin tim”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?