Kamza “kërcënon” arbitrin Hamiti: Këtë herë nuk të fal kush!

Kamza-Laçi pritet që të jetë shumë e tensionuar. Vendasit kanë reaguar me një postim në faqen e “facebook”, ku i kërkohet gjyqtarit  që ta mbajë mirë ndeshje dhe të mos tallet, pasi nuk do t’ia falin të njëjtën gjë që bëri vjet me Tiranën.

“Mos u mendo hiç o Hamit! Mbaje mire sot, mos u tall me Kamzën dhe kamzalinjtë. Ti je një herë me shenjë të zezë në fytyrë kur rrezove Tiranën nga Superiorja. Mos e përsërit gabimin sërish, se nuk ta fal kush kësaj here…”, shkruhet në faqen e Kamzës.

Për Kamzën fitorja me Laçin është rezultati i vetëm që tentojnë, pasi duan të sigurojnë mbijetesën në Kategorinë Superiore matematikisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?