Kamza triumfon në Shkodër,spikat një talent shkodran

Ekipi i Basketbollit Shqiptar të meshkujve Kamza i mundi brenda në Shkodër rivalët për titull , Vllazninë, e cila duhet theksuar se është një nga ekipet më të mirë-paguara në kampionatin shqiptar.  Por triumfoi talenti i  djemve nga Kamza, që ndaj një Vllaznie, edhe pse me blerje te bujshme nuk ia doli përballë tyre.  Një nga lojtarët më të mirë dhe të talentuar të Kamzës është edhe shkodran, Robert Shestani, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer  për ekipin e tij . Shestani para një sezoni ishte pjese e kuq e bluve, por çuditërisht, siç ndodh në Shqipëri, ai nuk u vlerësua nga klubi dhe u la i lirë nga stafi i Vllaznisë. Trajneri i Kamzës Adem Muhametaj i cili ka afruar pranë ekipit lojtarë të talentuar që nuk gjenin hapësirat e duhura në ekipet e tyre, si në rastin e Shestanit, kishte të drejtë të gëzonte triumfin e fundit . Tirana dhe Partizani janë ekipet e tjera të kampionatit të basketbollit për meshkuj që rivalizojnë, ndërkohë që Kamza po jep edhe më tepër bukuri garës së këtij sezoni.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?