Kane: Këtë sezon mund të bëjmë diçka speciale!

Tottenham-i i Jose Mourinho-s, nuk di të ndalet, teksa mbrëmjen e djeshme triumfoi 1-0 kundër Burnley-it. Harry Kane është një nga futbollistët më në formë, teksa ka formuar një dyshe fantastike me Son.

“Jemi një skuadër e fortë. Luajmë bashkë prej kohësh dhe jemi bërë më të fortë me blerjet e reja. Po bëjmë eksperiencë dhe e dimë se çfarë skuadre jemi dhe çfarë lojtarësh kemi në ekip.

Është herë për të folur tani për Premier League, por jam i bindur se mund të bëjmë diçka speciale në këtë sezon. Mund të përmirësohemi akoma dhe mund të fitojmë më shumë besim duke fituar ndeshjet”, deklaroi Kane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?