Kane refuzon rinovimin me Tottenhamin, kërkon vetëm transferimin te Bayerni

Harry Kane ka refuzuar ofertën e Tottenham për të rinovuar kontratën me “gjelat” e Londrës. Spurs-at i kanë ofruar sulmuesit 300 mijë stërlina në javë, por lojtari duket se ka ndërmend që ti japë fund aventurës së tij me klubin londinez.

Sulmuesi konsiderohet i pashitshëm nga presidenti Daniel Levy. Me shitjen e Lewandowskit, Bayerni shfaqi interes për sulmuesin dhe tashmë këmbëngul që të bëjë të vetin kapitenin e Anglisë.

Lojtarit i skadon kontrata me Tottenham vitin tjetër. Deri më tani Levy ka refuzuar të gjitha ofertat e ardhura nga kampionët e Gjermanisë, por rrezikon që të humbasë me parametër zero lojtarin sezonin e ardhshëm. Kane ka zhvilluar 435 ndeshje me Tottenham dhe ka shënuar 280 gola me londinezët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?