Kane: Të mos pësojmë gol ndaj Shqipërisë, do të ishte speciale!

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur para përballjes të së dielës kundër Shqipërisë, duke theksuar se pavarësisht se ndeshja nuk ka peshë në renditje, ekipi i tij është i motivuar maksimalisht për të ruajtur ritmin dhe për të mbyllur vitin me fitore.

“Ka ende shumë motivim. Ndeshja e fundit e vitit me fanellën e Anglisë është gjithmonë e rëndësishme për ta fituar, për të ruajtur momentin,” u shpreh Kane.

Anglia ka siguruar Botërorin, ndërsa Shqipëria është në play-off, por skuadra e tij ka një objektiv të veçantë: të mos pësojë asnjë gol në këtë fushatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E dimë që jemi kualifikuar dhe Shqipëria është në play-off, por ne nuk kemi pësuar ende gol dhe kjo është një arsye e fortë motivimi. Ta mbyllnim kualifikimin pa pësuar do të ishte diçka shumë speciale.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Kane theksoi se Anglia duhet të luajë në nivelin e saj maksimal, pavarësisht rivalit. “Është gjithashtu çështje arritjes së nivelit tonë. Kur jemi në formën tonë, besojmë se mund të mposhtim çdo skuadër në botë, pavarësisht se kush është kundërshtari,” tha sulmuesi anglez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?