Kaos dhe frikë nga variant Delta, Anglia pa tifozë në “Olimpico”
Pasi ka luajtur katër ndeshjet e para në shtëpi dhe përpara tifozëve të tyre në “Wembley”, tani vjen pjesa më e vështirë për Anglinë pasi nuk do të kenë mbështetjen e tyre në ndeshjen e parë jashtë Britanisë së Madhe.
Skuadra e Southgate më 3 Korrik do të përballet me Ukrainën në çerekfinale, e programuar për t’u luajtur në “Olimpico” të Romës dhe për autoritetet italiane, çdo turistë apo tifozë apo udhëtar nga Britania e Madhe është i detyruar të bëjë 5 ditë karantimim.
Drejtuesit dhe autoritetet shëndetësore të zonës së Lazios kanë përsëritur urdhrin që është në fuqi për shkak të variantit Delta, që të respektohet karantimini 5 ditor për çdo udhëtim nga Britania në drejtim të Italisë dhe nuk do të ketë asnjë lëshim vetëm për ndeshjen e Anglisë në çerekfinalen e Europianit.
Në këtë mënyrë, kjo do të jetë prova më e madhe per Anglinë e cila ka patur mbështetje të fortë të tifozëve në ndeshjet e para dhe tani do të duhet të luajnë me sektorin e boshatisur për tifozët e dedikuar për “Tre Luanët”.
Edhe nga qeveria angleze kanë ardhur mesazhe inkurajuese për tifozët që të mos udhëtojnë drejt Romës por të bëjnë gjënë e duhur dhe të mbështesin fort kombëtaren nga shtëpia.
“Kërkesa jonë është të bëjmë tifo për ekipin kombëtar nga shtëpia, dhe të brohorasim para TV sa më shumë të jetë e mundur. Sfida është të na bëni të ndihemi deri në Romë. Jam i sigurt se do të jemi në gjendje të shfrytëzojmë këtë rast për të mbështetur në mënyrën më të mirë mirë ekipin tonë fantastik”, tha Anne Marie Trevelyan, Nënsekretare e Tregtisë në qeverinë angleze.