Kaos i vërtetë për finalen e Conference League, shqiptarët nuk blejnë dot bileta

Një kaos i vërtetë po ndodhë në orët e fundit pasi është hapur shitja e biletave Online nga UEFA për finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit. Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë nxituar që të futen në faqen e UEFA-s për të kërkuar një biletë, por nuk kanë mundur që ta gjejnë.

“Error. Unfortunately, the item you have selected is no longer available”, e përkthyer në shqip do të thotë se “ka një gabim dhe për fatin e keq produkti që është kërkuar (bileta) nuk është më në dispozicion”.

Mesa duket biletat për finalen janë shitur me ritme të frikshme, teksa dhe ato pak që ishin për tifozët asnjanës është e pamundur që t’i gjejnë. Rreth 22 mijë tifozë do të jenë në “Air Albania”, teksa çdo skuadër pritet të ketë nga 7 mijë në dispozicion të tyre. Për fatin e keq numri i shqiptarëve që do ta ndjekë duelin nga afër do të jetë i vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ndërkohë është mesazhi i një shqiptari fatlum që ka arritur që sigurojë një biletë:

Swiss Digital Mobile Reklama

/Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?