Kaos në futbollin turk, pezullohen mbi 1000 futbollistë për shkak të basteve

Federata Turke e Futbollit ka pezulluar mbi një mijë lojtarë në kuadër të një hetimi të gjerë mbi baste të paligjshme. Ndër të pezulluarit është edhe mbrojtësi Eren Elmali, pjesë e Galatasaray në Champions League këtë sezon.

Lojtari 25-vjeçar pranoi se kishte vendosur një bast pesë vite më parë në një ndeshje që nuk përfshinte skuadrën e tij. Ai u përjashtua nga grumbullimi i kombëtares për ndeshjet kualifikuese ndaj Spanjës dhe Bullgarisë.

Së bashku me Elmali, edhe shoku i tij i skuadrës Metehan Baltaci është në mesin e 1,024 lojtarëve të dërguar për ndëshkim disiplinor. Federata vendosi gjithashtu pezullimin për dy javë të kategorive të tretë dhe të katërt, ndërsa ndeshjet e Superligës dhe të kategorisë së dytë do të zhvillohen normalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimi ka përfshirë edhe mbi 150 gjyqtarë të akuzuar për baste në ndeshje, përfshirë disa të nivelit të lartë. Presidenti i Federatës, Ibrahim Haciosmanoglu, tha se synimi është pastrimi i futbollit turk dhe rikthimi i integritetit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?