Kaos në Holandë, policia përdor qentë për të shpërndarë tifozët e dhunshëm të Den Haag (VIDEO)
Verdiktet finale të sezonit sjellin dhe dhunë në disa shtete për shkak të rezultateve që kanë zhgënjyer tifozët. Skuadra e Exelsiorit rikthehet pas tri sezonesh në Eredivisie dhe këtë objektiv e arrin pas një përballjeje të çmendur me Den Haag, të cilën e mposhti 8-7 në serinë e penalltive.
Kjo disfatë dramatike e Den Haag u pasua me trazira të shkaktuara nga tifozët vendës, të cilët fillimisht pushtuan fushën, duke goditur me mjete ndezëse dhe sende të forta tifozët kundërshtarë në sektorin e këtyre të fundit, ndërsa në rrugët e qytet u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të mbajtur situatën nën kontroll.
Për të shpërndare turmën u përdorën edhe qentë, siç mund të shihet edhe nga pamjet, teksa hedhja e furive prej tifozëve shkaktoi dhe të plagosur te policët.
Troubles after Den Haag v Excelsior tonight 🇳🇱💥 pic.twitter.com/W7n71mMWNd
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) May 29, 2022
Lots of troubles outside the stadium of ADO Den Haag tonight after they failed promotion to the Eredivisie when they lost to Excelsior Rotterdam 💥🇳🇱 pic.twitter.com/s67SY4I2aV
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) May 29, 2022
ME leek terug te trekken maar doet zojuist opnieuw een charge. #Adoexcelsior. pic.twitter.com/jVayCJhuVQ
— Owen (@_owenobrien_) May 29, 2022
KOHA JONË SONDAZH

