Kaos në La Liga, 15 persona dalin pozitiv me koronavirus te klubi i Alaves

15 persona, përfshirë punonjës dhe anëtarë të klubit, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirusin në shtëpinë e Alaves. Lajmi u komunikua nga vetë klubi në një konferencë për shtyp ku siguruan se “të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë simptoma”.

Skuadra baske, e cila luan në La Liga Spanjolle, ka testuar të gjithë punonjësit e saj, përfshirë ata asimptomatikë, dhe rezultati ishte 15 pozitiv me Covid-19.

Tre prej tyre janë futbollistë, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, ndërsa shtatë janë anëtarët e stafit teknik dhe pesë janë anëtarët e “Grupo Alave’s-Baskonia”, asnjë prej të cilëve nuk është pjesë e ekipit të basketbollit. Deri më tani në La Liga spanjolle tre klube kanë lojtarë pozitivë: Alaves, Valencia dhe Espanyol. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP