Kaos në La Liga, 5 futbollistë dalin pozitiv në testin e Covid-19

5 lojtarë nga La Ligës kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për koronavirus. “RAC1” raporton se rezultatet e raundit të parë në elitën e futbollit spanjoll kanë prodhuar pesë rezultate pozitive.

Testet janë kryer për të gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit sportivë nga të gjitha skuadrat. La Liga është duke pritur të gjitha rezultatet para se të marr një vendim final për fatin e ligës.

Barcelona dje ka dorëzuar të gjitha testet e bëra të cilat kanë rezultuar të jenë negative. Për këtë, skuadra katalanase do të rikthehet në stërvitje sot pas dy muajsh.

SHKARKO APP