Kaos në Paris, tifozët e Marokut dhe Francës përleshen me policinë
Tifozët e Francës dhe Marokut në Kupën e Botës, vërshuan në rrugët e Parisit pasi ekipet e tyre arritën në gjysmëfinale. Turmat u bënë aq problematike, sa policisë franceze iu desh të përdorte hodhi gaz lotsjellës
Mijëra tifozë kishin mbushur rrugët menjëherë pas ndeshjes midis Marokut dhe Portugalisë, duke brohoritur, duke valëvitur flamuj dhe duke i rënë borive mes dislokimit të madh të forcave policisë.
Fitorja 1-0 ndaj Portugalisë e marokenëve u festua nga Abidjan në Bregun e Fildishtë deri në Riad në Arabinë Saudite pasi u pa si një fitore historike si për Afrikën ashtu edhe për botën arabe.