Kaos në Roterdam pas humbjes, policia arreston 72 tifozë (VIDEO)
Disfata 1-0 në finalen e Tiranës në edicionin e parë të Conference League ndaj Romës, ka lënë një shije të hidhur tek tifozët e Feyenoord në Roterdam.
Qyteti holandez ka vuajtur nervat e ultrasve me këta të fundit që me të mbaruar finalja e Air Albanias, nisën trazirat me flakadanë apo edhe duke thyer vitrinat e dyqaneve.
Forcave të rendit të cilat kërkuan të shuanin inatin e tifozëve të Feyenoord, ndërsa në mediat holandeze bëhet e ditur se janë arrestuar 72 persona. Sakaq, trazirat e ultrasve të Feyenoord kanë shkaktuar edhe dy të plagosur në radhët e policisë.
Hofpleinfontein. #Rotterdam pic.twitter.com/YVWM2REaZY
— AD Rotterdams Dagblad Live (@ADRDLive) May 25, 2022
KOHA JONË SONDAZH

