Kaos para klasikes Tirana-Vllaznia, policia nuk lejon hyrjen e tifozëve për shkak të … UEFA-s

Një grup inspektimi nga UEFA, për stadiumin “Air Albania”, ka bërë që policia të lejojë hyrjen vetëm për tifozët me kartë identiteti, duke shkaktuar kaos para ndeshjes mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Tifozë të shumtë të klubit bardheblu, kanë mbetur jashtë, pasi nuk kanë me vete mjet identifikimi dhe nuk lejohen nga policia që të akomodohen në shkallët e stadiumit.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, por edhe drejtues të klubit bardheblu, po përpiqen të negociojnë me delegatin e ndeshjes, për të mundësuar hyrjen e tifozëve. UEFA kërkon të testojë si zbatohen masat e organizimit të një takimi në “Air Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?