Kaos sërish në Francë, tifozët futen në fushë dhe sulmojnë lojtarët e St. Etienne (VIDEO)

Në Francë nuk kanë fund episodet e dhunës me tifozët. St. Etienne, po luante finalen e Play-Out kundër Auxerre për të mos rënë nga ketergoria, por nuk ka mundur që t’ia dalë.

Auxerre triumfoi me penallti, pas barazimit 1-1 në lojë të rregullt. Menjëherë pas vërshëllimës finale, tifozët e St. Etienne, të zhgënjyer për sezonin e skuadrës së tyre, futen në fushë dhe sulmuan lojtarët e stafin teknik, me grushte, shqelma e me mjete piroteknike.

St. Etienne është një skuadrat më të mëdha në Francë, pasi ka fituar 10 herë titullin kampion, 6 herë Coupe de France, 1 Coupe de la Ligue, dhe 5 herë Trophee des Champions. Auxerre rikthehet ne Ligue 1 pas 10 vitesh mungese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?