Kaos te Parizani, pas trajnerit jep dorëheqjen edhe Sokol Haxhia
Te Partizani nuk ka qetësi. Vetëm një ditë pas dorëheqjes së papritur të trajnerit Skënder Gega, klubi i kuq ka pësuar një tjetër goditje: Drejtori Teknik, Sokol Haxhia, ka njoftuar sot zyrtarisht largimin nga posti i tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Haxhia kishte vetëm pak muaj që ishte emëruar në këtë detyrë, por aventura e tij në klubin kryeqytetas ka përfunduar para kohe dhe pa shumë shpjegime.
Ky është një moment i vështirë për “Demat e kuq”, që vetëm një muaj para nisjes së kampionatit gjenden pa trajner dhe pa drejtor teknik, në një situatë të paqartë dhe me shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e stafit drejtues dhe organizimit të skuadrës për sezonin e ri.
Pritet që në ditët në vijim drejtuesit e klubit të reagojnë për të vendosur qartësi mbi zhvillimet e fundit dhe për të nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e një strukture të re teknike.
KOHA JONË SONDAZH

