Kaosi në finalen e Championsit, Prefekti i Parisit: Ishte një zhgënjim total!

Parisi u kthye në një kaos të vërtet në finalen e Champions League, teksa një organizim skandaloz detyroi Prefektin e kryeqytetit të jap shpjegime përpara Senatit.

“Të shihje tifozët që shtyheshin e sulmoheshin nga ana e policisë ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë imazhin e Francës, kjo për mua është një plagë e madhe, më ka goditur shumë.

Mbase jam gabuar kur kam thënë se ishin afro 40 mijë tifozë pa bileta, por kjo ka pak rëndësi, nëse ishin 40, 30 apo 20 mijë pa bileta, jam i bindur se policia në këtë rast ka qenë një zhgënjim total”, u shpreh Didier Lallemant përpara Senatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?