Kap fanellën e kundërshtarit, tërhiqet zvarrë në fushën e lojës (VIDEO)

Një episod i rrallë ka ndodhur së fundmi në një ndeshje futbolli në Kili. Dueli mes Kolo Kolo dhe Huachipato, u evidentua për shkak të një veprimi të futbollistit të miqve, Claudio Saplevedo.

Marco Bolados tentoi që ta shmangte, por kapiteni i Huachipato vendosi që ta ndalte me çdo kusht duke i kapur fanellën, por më pas përfundoi duke u tërhequr zvarrë në fushë.

Saplevedo mori karton të verdhë për këtë faull, ndërkohë që episodi ka bërë xhiron e botës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP