Kapiteni i Atalantës shpërthen: Qëndroni në shtëpi, çfarë m*** keni në kokë?

Kapiteni i Atalantës, Alejandro Gomez ka shpërthyer në Instagram me të gjithë ata që kanë shkelur urdhrat për të dalë nga shtëpitë në kohën e pandemisë së koronavirusit.

“U them këtë të gjithë vrapuesve të rremë që dëshirojnë të dalin dhe stërviten, qëndroni në shtëpi. Çfarë m*** keni në mendje? Mjaft, mjaft, mjaft. Çdo ditë zgjohemi me lajme të këqija, njerëzit po vdesin, akoma nuk po e kuptoni?

Të gjithë në shtëpi, askush nuk duhet të dalë. Shëndetësia është në kufi! Nëse vazhdojmë kështu, supermarketet gjithashtu do të na mbyllen, ne do të mund të blejmë vetëm online, siç ndodhi në Wuhan në Kinë. Ata nuk janë pushime, nuk mund të dilni me qenë dhe të shkoni në supermarket. Ky është një fakt I rëndë. Nëse nuk do të jemi të gjithë në shtëpi, virusi nuk do të ndalet”, ka shkruar Gomez. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP