Kapiteni i Barcelonës dhuron 1 milion euro për luftën kundër Koronavirusit në Spanjë!

Kapiteni i Barcelonës, ​​Lionel Messi do të dhurojë rreth 1 milion euro për kauzën e koronavirusit. Të dhënat e qeverisë të martën zbuluan se deri tani në Spanjë ka pasur pothuajse 40,000 raste Covid-19, me gati 2.700 vdekje nga virusi.

“Leo Messi bën një donacion për luftën kundër Covid-19 në Klinikë. Shumë faleminderit për përkushtimin dhe mbështetjen tuaj”, shkruajti në Tëitter llogarinë e Klinikës Spitalore të Barcelonës në Të martën në mbrëmje.

Shuma e përgjithshme nuk u specifikua, por burimet në Katalonja thonë se shifra është rreth 1 milion euro, që do të përputhej me shumën e lënë nga menaxheri i Manchester Cityt Pep Guardiola në Kolegjin Mjekësor të Barcelonës më herët gjatë ditës. Një pjesë e parave do të jepen në një klinikë në Argjentinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu të martën, Presidenti i Komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso, njoftoi se Real Madrid ishte angazhuar për të bërë një ‘donacion të madh’ për të ndihmuar blerjen e furnizimeve mjekësore kryesore në luftën për të luftuar koronavirusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Messi gjithashtu ka marrë pjesë në disa fushata për të rritur ndërgjegjësimin gjatë javës së kaluar, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit në shtëpi dhe larjes së duarve për të shmangur përhapjen e virusit.(standard)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?