Kapiteni i  kombëtares shqiptare merr pasaportë greke

Mërgim Mavraj bëhet grek. Nuk bëhet fjalë për ndryshimin e kombëtares, por për pajisjen me pasaportë greke. Në një postim në Instagram, mbrojtësi i kombëtares ka publikuar një foto të pasaportës greke, duke falënderuar në gjuhën helene “Faleminderit Greqia”.

Në fakt postimi nuk qëndroi shumë, sepse mbrojtësi e fshiu. Në të kaluarën, Mavraj ka pasur pasaportë gjermane, por duke qenë se ky shtet nuk e lejon dyshtetësinë, ai vendosi të mbajë vetëm pasaportën shqiptare.

Pajisja me pasaportë greke i shërben për të udhëtuar në SHBA apo Kanada, apo nëse të ardhmen vendos të transferohet në një kampionat evropian, aty ku shqiptarët quhen ekstakomunitarë. Mavraj po ndjek të njëjtën rrugë si Armando Sadiku, i cili është pajisur me pasaportë bullgare.

 

SHKARKO APP