Kapiteni i Laçit “spiunon” Tiranën: Në Beograd s’do të kishin shanse!

Ballafaqimi i Crvena Zvezda me Tiranën në Ligën e Kampionëve e ka angazhuar median serbe të që të bëjë shkrime dhe intervista për bardheblutë. Sot, për të “spiunuar” skuadrën kampione të Shqipërisë, është intervistuar mbrojtësi serb i Laçit, Aleksanadar Ignjatovic.

“Nëse do të luhej në Beograd, Tirana nuk do të kishte një shans. Në këtë mënyrë, për shkak të fushës, të luajturit në shtëpi, gjithçka është e mundur. Crvena Zvezda është favorite, sepse kanë lojtarë më të mirë. Unë pres që të kualifikohet më tej. Nëse tregon nivelin e saj real, nuk duhet të ketë probleme. Nuk kam probleme, të gjithë më respektojnë dhe më trajtojnë mirë.

Gradimi si kapiten pas gjashtë muajsh është një tregues i mjaftueshëm për këtë. Tirana ka ndryshuar disa lojtarë. Sulmuesi më i mirë i tyre është larguar, por ka ende dy krahë të shpejtë. Cobbina është i shpejtë dhe shpërthyes, ndërsa Elton Cale është teknik. Të dy bëjnë diferencën. Stadiumi është fantastik. Fusha është e shkëlqyer, unë mendoj se do t’iu përshtatet lojtarëve të Zvezda”, deklaroi Ignjatovic për “Alo.rs”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?