Kapiteni i Serbisë, Mitrovic: Shpresojmë që Shqipëria të gabojë diku, besojmë te mrekullitë!
Kapiteni i kombëtares së Serbisë, Aleksandar Mitroviç, është shprehur i kënaqur pas fitores 3-1 ndaj Andorrës në transfertë, rezultat që e mban gjallë shpresën për kualifikim në “play off”-in e Kupës së Botës 2026.
Mitroviç theksoi se skuadra reagoi si duhet pas humbjes së dhimbshme kundër Shqipërisë: “Atmosfera në ekip gjithmonë ka qenë e mirë, por kjo ishte një ndeshje prove. Humbja ndaj Shqipërisë ishte e vështirë për t’u pranuar, megjithatë ekipi reagoi në mënyrën më të mirë. Tri pikët ishin jetike dhe tani shpresojmë që Shqipëria të gabojë diku.”
Kapiteni serb lavdëroi gjithashtu trajnerin e përkohshëm Zoran Mirkoviç dhe stafin teknik për përgatitjen e skuadrës: “Trajneri dhe stafi i tij kanë bërë një punë të shkëlqyer. Nuk kishim shumë kohë për t’u përgatitur, por ata nxorën maksimumin nga ne. Sa kohë që ekziston mundësia, do të luftojmë. Besojmë te mrekullitë si ajo kundër Portugalisë.”

KOHA JONË SONDAZH

