Kapiteni i Ukrainës flet për luftën: Doja të përplasja kokën pas murit, sa budalla u tregova që …

Futbollisti ukrainas që aktivizohet në Premier League me West Ham, Andriy Yarmolenko rrëfeu terrorin e përjetuar nga prania në Kiev e gruas dhe djalit të tij, të cilët mbërritën në kryeqytetin ukrainas një ditë para pushtimit rus.

“Kur gjithçka filloi, unë sapo arrita në terrenin e stërvitjes, por nuk mund të flisja. Vazhdova të qaja, kështu që i kërkova trajnerit të më lejonte të shkoja në shtëpi. Po pyesja veten çfarë po bëja në Londër? Nuk mund ta besoja se çfarë po ndodhte.

Një ditë më parë gruaja ime e kishte çuar djalin tim në Kiev për një ekzaminim mjekësor. Thjesht doja të përplasja kokën pas murit se sa budalla u tregova që i lashë ata shkojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani është e vështirë të flasim për futboll, por kur të vijë momenti të luajmë ndaj Skocisë ne do të zbresim në fushë për të vendosur të gjithë forcën që kemi në trupat tanë. Do të jetë e vështirë të japim 100%, pasi shumë djem nuk po luajnë dhe nuk po stërviten në Ukrainë”, deklaroi Yarmolenko.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?