Kapitenia e kombëtares së volejbollit firmos me skuadrën e re italiane

Volejbollistja shqiptare Erblira Bici ka zyrtarizuar kalimin në skuadrën e saj të re në elitën e volejbollit italian. Kapitenia e Kombëtares kuqezi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin e Bosca S.Bernardo Cuneo, duke u larguar nga Busto Arsizio ku u aktivizua për një sezon.

24-vjeçares iu ofrua vendi i titullares si dhe kontratë financiare më e lartë, ndaj për këtë arsye u bë i mundur transferimi i saj.

Për shkak të koronavirusit, sezoni i volejbollit në Itali është mbyllur duke mos shpallur asnjë skuadër kampione. Bici fitoi me ekipin Novara trofeun e Champions League për edicionin 2018-2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?