Kapllani “hero” i mbijetesës, bashkë me Roshin “blindojnë” vendin te Frankfurt

Sulmuesi shqiptar Edmond Kapllani i siguroi mbijetesën ekipit të Bundesligës së dytë gjermane FSV Frankfurt me dy gola të tij, duke e mbyllur me 11 gola të shënuar gjithsej këtë sezon futbollistik. Në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Fortuna Duseldorf sulmuesi durrsak, 32 vjeç, ishte lojtari më i mirë i takimit, pasi jo vetëm realizoi por gjithashtu ishte në çdo moment një rrezik për kundërshtarin.

 Golin e parë Kapllani e realizoi në minutën e 11-të, me një parabël , ndërkohë që përmbysja e Fortunës me dy gola të Schmitz dhe Bebou bëri që Kapllani të kundërpërgjigjej sërish në të 22’, duke realizuar këtë herë nga pika e bardhë. Kapllani u zëvendësua në minutën e 77-të të ndeshjes nga Goley, ndërkohë që në fund, Frankfurt arriti të gjente dhe golin e fitores me anë të Dediç, që i dha tre pikët skuadrës së tij. Futbollisti i kombëtares me dy golat ndaj Fortunës, është shënuesi më i mirë i skuadrës së tij në këtë sezon, ndërsa me 3 gola në mbijetesën në Bundesligën e dytë ka kontribuar edhe lojtari tjetër i kombëtares sonë, Odise Roshi.

Mbijetesa dhe paraqitja e fundit e dy futbollistëve kuqezi do të thotë se kanë përmbushur me sukses atë që pritej prej tyre dhe se vështirë se do të mund të largohen nga kjo skuadër në pjesën e dytë të garës. Roshi kërkohet nga klube të Seria A, por mbijetesa e FSV Frankfurt ka përmbysur planet e tij.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?