Karabeci: Tirana rikthehet me tifozët, thyen Partizanin

Për shkak të rikonstruksionit të dy stadiumeve të kryeqytetit, “Qemal Stafa” dhe “Selman Stërmasi”, gjatë gati dy muajve nuk është zhvilluar asnjë ndeshje në Tiranë. Kësisoj, ekipet kryeqytetase Tirana dhe Partizani kanë shtegtuar në stadiume të tjera jashtë kryeqytetit, për t’u rikthyer këtë të premte në “Qemal Stafa”, që sapo mbylli rikonstruksionin,  në derbin e shumëpritur nga tifozët, në një ndeshje të vlefshme ndoshta për fatet e titullit kampion, për secilin skuadër. Mesfushori 26-vjeçar i Tiranës, ish-lojtar i Partizanit, Ernado Karabeci beson se skuadra e tij aktuale do të ketë mbështetjen e duhur të bardhebluve në “Qemal Stafa”, për të besuar te suksesi me rivalët e përjetshëm.  Megjithëse humbja 3-0 me Laçin në transfertë vazhdon të përjetohet keq në kampin bardheblu, edhe për faktin që kjo disfatë përveçse e spostoi Tiranën në vendin e dytë, të besuarit e trajnerit Gugash Magani duan të harrojnë gjithçka në prag të derbit ndaj Partizanit. Erando Karabeci, i cili mungoi ndaj kurbinasve për arsye shëndetësore, këmbëngul se rezultati ndaj skuadrës së Armando Cungut, është jo-i vërtetë dhe Tirana do të shihet në derbi. – “Rezultati 3-0 nuk tregon atë që dhanë të dyja skuadrat në fushën e blertë. U ndëshkuam nga një gabim i portierit, që ndodh në futboll, krijuam raste të shumta për shënim, por ishim të pafat. Sidomos në pjesën e dytë kemi dominuar në lojë ndaj Laçit. Unë isha i sëmurë dhe e ndoqa sfidën nga televizori. Të them të drejtën vuaj më shumë kur e shoh nga skuadrën time kur mundet,”  – shprehet Karabeci, i cili nuk është stërvitur me skuadrën e tij as në seancën e së martës, por siguron se nuk do të mungojë në derbi. – “Me 100% do të jem në derbi. Sot nuk jam stërvitur sepse kisha nevojë edhe për një ditë pushim, por të premten do të jem gati.” Sakaq, 26-vjeçari inspirohet nga prania e tifozëve bardheblu në “Qemal Stafa”, për të besuar te suksesi me rivalët e përjetshëm kryeqytetas.  – “Ne kemi pasur një ecuri të mirë, nëse merr parasysh faktin se na kanë munguar tifozët. Tani që do të jenë në stadium do të kemi më shumë shanse për të fituar.” Ndërsa terreni i mrekullueshëm i impiantit kryeqytetas, është një garanci për një përballje spektakolare në aspektin e cilësisë. – “Sigurisht që terreni i stadiumit “Qemal Stafa” do të ndikojë në cilësinë e ndeshjes. Një fushë e mirë gjithmonë të jep mundësinë të shprehësh futbollin më të bukur,” – thekson Karabeci.

 

Derbi 

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana – Partizani, më i fortë se kurrë pas 90’

Swiss Digital Mobile Reklama

Tirana dhe Partizani së bashku kanë fituar 39 tituj kampion, gati sa gjysma e trofeve që janë fituar në total, që kur u zhvillua sezoni i parë i kampionatit shqiptar. Ndoshta janë dy ekipet në radhët e të cilave kanë luajtur lojtarët më të shquar në historinë e futbollit tonë. Por nëse Partizani dominoi para viteve 90’ dhe Tirana, atëherë 17- Nëntori,  e rivalizoi fuqishëm, kohët ndryshuan dhe raportet po ashtu pas viteve 90’. Dominimi i Partizanit përfundoi në 94’ kur fitoi titullin fundit kampion. Tirana dominoi për de dakda futbollin tonë dhe madje për shumë sezone Partizani jo vetëm nuk e rivalizoi por ra në një kategori më poshtë. Këtë sezon, kur po luhet faza e tretë, Tirana dhe Partizani, janë si dikur, rivale për titull, madje me dy rivalë të tjerë, Kukësi e Skënderbeu, që do të thotë se derbi i madh i kryeqytetit të premten në mbrëmje pritet me interes  të madh nga ana e tifozëve. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?