Karanka: Reali është ekipi i vetëm që mund të përmbysë City-in

Real Madridi krahas super formës që po tregon në La Liga, po përgatitet edhe për rifillimin e Champions League. Aitor Karanka, ish-futbollist i madrilenëve, edhe zv.trajner beson se çdo gjë është ende e mundur në atë kompeticion. Sipas tij skuadra e Zidane është ekipi i vetëm që mund të përmbysë City-in pas humbjes 2-1.

“Nëse ma bënit këtë pyetje disa muaj më parë, pas ndeshjes në ‘Bernabeu’, ndoshta do të kisha pasur disa dyshime për mundësitë e përmbysjes së situatës nga Real Madridi. Tani mendoj ndryshe, sepse skuadra po bën shumë mirë.

Zidane ka gjetur ‘formulën’ e duhur për ta pasur në maksimum skuadrën, po luan në mënyrë fantastike përsëri. Të luash në Manchester pa tifozë nuk është e njëjta gjë si me stadiumin plot. Më pas nëse ka një ekip që mund ta përmbysë disavantazhin 2-1 me ‘qytetarët’, ky është Real Madridi”.

SHKARKO APP