Karantina merr fund, Ronaldo vendos të rikthehet në Itali

Cristiano Ronaldo do t’i japë fund izolimit në Madeira të Portugalisë.

Ylli portugez është gati të kthehet në Torino të Italisë për t’iu bashkuar planit të Juves në lidhje me rikthimin në seancat stërvitore.

Sipas planeve, skuadrat e Serie A do të rifillojnë seancat stërvitore nga 4 maji. Kështu, skuadrat u kanë bërë thirrje lojtarëve të huaj që të kthehen në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve të medieve italiane, Ronaldo do të kthehet në Itali gjatë ditës së sotme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi i Juventusit i ka kaluar javët e pandemisë në Madeira, në vendlindjen e tij.

Megjithatë, umri 7 i bardhezinjve duhet të kalojë 2 javë të tjera në vet-izolim në Itali, para se të kthehet në stërvitje me skuadrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?