Kardiologu i Dwamena-s letër të hapur: Nëse nuk do kishte hequr defibrilatorin, do ishte gjallë

Zemra e Raphael Dwamena pushoi të shtunën, teksa sulmuesi i Egnatias pësoi një arrest kardiak gjatë zhvillimit të ndeshjes ndaj Partizanit. Antonio Asso, një mjek kardiolog në Shërbimin e Kardiologjisë në spitalin Miguel Servet në Zaragoza, në një intervistë të dhënë tregon për një takim me lojtarin në tetor 2019 kur mjeku i Real Zaragoza, Irineo De los Mártires, kërkoi vlerësimin e situatës së tij.

“Para se të filloja t’i shpjegoja analizat, isha i vetëdijshëm për rëndësinë që do të kishin fjalët e mia për këtë atlet të ri afrikan, në atë kohë në elitën ekonomike dhe profesionale, e ardhmja e të cilit si futbollist po shuhej. Megjithatë arritëm ta bindim për nevojën urgjente për të vendosur një defibrilator për të paktën të garantuar jetën e tij, në të njëjtën kohë që këshilluam të mos ushtronte sporte profesionale.

Ai ishte i vendosur të ndiqte karrierën e tij profesionale mbi të gjitha, dhe përfundova duke humbur shpresën për të ndikuar tek ai. Kam këmbëngulur që ndërsa sëmundja përparonte, në një moment mund të adresonim origjinën e aritmisë përmes një ndërhyrjeje ablacioni, por kjo kërkonte që ai të mbahej në jetë dhe për këtë ishte thelbësor defibrilatori.

Disa vite më parë më thanë se defibrilatori i kishte shpëtuar jetën kur kishte një aritmi malinje që ishte dedektuar saktë automatikisht nga pajisja. Pengu? Ne humbëm kontaktet më vonë. Një vit më parë mësova nga shtypi se ai kishte kërkuar heqjen e defibrilatorit të vendosur nga ne dhe se më në fund ishte eksplantuar (mendoj në Zvicër). Ai besonte, por ky është fundi i një historie të trishtuar dhe të parashikueshme. Nganjëherë lajmet janë konfuze dhe është e rëndësishme të sqarohet për mijëra pacientë që mbajnë një defibrilator dhe besojnë në sigurinë që ai ofron, se nuk është dikush që mbante një defibrilator që ka vdekur, por dikush që nuk kishte atë dhe me vullnetin personal vendosi ta hiqte”,-tha ai.

SHKARKO APP