Karim Benzema përfundon në qeli, udhëtonte pa patentë në Madrid
Futbollisti francez i Real Madridit, Karim Benzema është arrestuar nga policia spanjolle. Ylli i ‘Los Blancos’, është kapur për herë të tretë duke shëtitur në makinë pa leje dhe kësaj radhe spanjollët nuk kanë toleruar .Francezi është arrestuar në orët e vona teksa ishte duke drejtuar një makinë të tipit “Rolls Royce” dhe madje ishte i shoqëruar me një femër, transmeton “El Mundo Deportivo”. Sipas gazetës, Benzema ka insistuar duke thënë se kishte harruar dokumentet në shtëpinë e tij, por kur kanë shikuar të dhënat policia ka parë që Benzema nuk ka ndjekur kursin për ta rimarrë lejen. Benzema pas arrestimi është liruar ndërsa atij i është ngritur një akuzë dhe mund të dënohet pasi është hera e tretë që ai ndalohet nga policët spanjollë pa patentën e drejtuesit te mjetit.
KOHA JONË SONDAZH

