Karton i kuq dhe në disavantazh, Bayerni po vuan ndaj Frankfurtit (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 2 Nëntor 2019 16:06
Bayern Munich do të jetë e detyruar që të luajë për 80 minuta me një lojtar më pak në transfertën ndaj Frankfurtit. Në minutën e 9-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Jerome Boateng u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës ndaj Piacienca-s.
Vendasit do të përfitonin menjëherë duke kaluar në avantazh me Filip Kostic, i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën e Bayernit.