Karton i kuq dhe spektakël, por Liverpool-United nuk “prodhon” asnjë gol (VIDEO)

Liverpooli dhe Manchester United nuk shkojnë me shumë se një barazim pa gola 0-0 në super sfidën e javës së 17-të në Premier League.  Takimi i luajtur në “Anfield” foli i gjithi për “The Reds”, të cilët dominuan nga fillimi deri në fund ndeshjen, por që nuk ia dolën të gjenin rrugën drejt rrjetës.

Andre Onana ishte në një nga ditët më të mira duke u bërë i pakalueshëm në kuadratin e portës. Fundi i ndeshjes u shoqërua me tensione e ndërhyrje të gabuara, me Dalot që u ndëshkua me karton të verdhë e më pas edhe me karton të kuq në minutën e 90+4’, duke lënë “Djajtë e Kuq” me një lojtar më pak.

Liverpool me këtë barazim qëndron në vend të dytë me 38 pikë, një më pak se Arsenal-i kryesues, ndërkohë  Manchester United renditet në vend të shtatë me 28 pikë.

SHKARKO APP