KAS ul dënimin e Rusisë, por humbasin Olimpiadën e Tokios
Gjykata e Arbirazhit Sportiv (KAS) në Lozanë të Zvicrës ka dhënë vendimin mbi çështjen e dopingut të Rusisë, duke ulur skualifikimin e të gjithë atletëve që përfaqësojnë Rusinë nga katër në dy vjet.
Asnjë flamur, uniformë ose himn rus deri në vitin 2022, një periudhë që përfshin, ndër të tjera, Lojërat Olimpike “Tokio 2021”, Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” dhe gjithashtu Kupën e Botës “Katar 2022”.
Disa atletë rusë do të lejohen të garojnë në Lojërat Olimpike, por vetëm si neutralë dhe me kusht që ata të demonstrojnë se nuk kanë asnjë lidhje me skemën anti-doping, që përfshin agjentë të aparatit të sigurimit të shtetit rus.