Kastrioti fiton duelin e mbijetesës ndaj Dinamos, vendos dopieta e Grecës

Kastrioti e nis në mënyrën më të mirë fazën e tretë të Superiores duke i shkaktuar një humbje të hidhur Dinamos, 2-0. Djemtë e Emiliano Çelës janë ngjitur në kuotën e 15 pikëve, dhe tani ndodhen vetëm katër pikë poshtë Dinamos, që ka marrë vetëm një pikë në tre takimet e fundit në kampionat.

Miqtë e nisën më mirë ndeshjen dhe dominuan kundërshtarin në 30 minutat e para. Kastrioti e filloi shumë mirë fraksionin e dytë, duke realizuar dy herë brenda 18 minutave. Asiste të Edon Hasanit dhe Henry Okebugëut, të finalizuara në të dyja rastet nga Bedri Grecës.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?