Kastrioti fiton edhe ndaj Tiranës, Dinamo dhe Skënderbeu të “abonuar” me humbje
Kastrioti nuk ka ndërmend të ndalet me fitore në Abissnet Superiores nuk përbëjnë më lajm. Krutanët mposhtën në “Selman Stërmasi” Tiranën 1-0me një super gol të Onanugës në minutën e 16-të, duke marrë një fitore që praktikisht jo vetëm e nxjerr nga gara e mbijetesës, por e afron me zonën europiane. Krutanët kanë një ecurie të pabesueshme prej 6 fitoresh radhazi. Tirana thjesht shtyn festën e titullit, pasi në Laç, javën e ardhshme do t’i mjaftoi edhe barazimi për t’u shpallur kampion.
Dinamo bie sërish, këtë herë ndaj Teutës në “Elbasan Arena”, ku u mposht me rezultatin minimal 0-1 dhe regjistroi humbjen e 6 radhazi në kampionat. Porteri Simon Simoni, një nga pikat më të forta të bluve të kryeqytetit këtë sezon, “tradhtoi’ të tijtë pasditen e sotme në “Elbasan Arena”, pasi i dhuroi topin Ruben Hebaj, i cili nuk fali me portë e boshatisur. Me humbjen e sotme, Dinamo mbetet në kuotën e 23 pikëve, 11 pikë larg Egnatias në zonën Play Off, kur kanë mbetur edhe 18 në lojë, ndërsa Teuta ngjitet në kuotën e 36 pikëve, por mbetet e rrezikuar ende.
Skënderbeu pësn një tjetër humbje në kampionat përballë Egnatias duke i dhënë thuajse lamtumirë Superiores. 0-1 përfundoi sfida e luajtur në Korçë, me djemtë e Zekirija Ramadanit që arritën një fitore tepër të rëndësishme falë perlës së Demir Imerit. 17 ndeshjet radhazi për Skënderbeun e vendit të fundit, që ndodhet 13 pikë larg vendin të tetë, që mbahet nga Egnatia.
KOHA JONË SONDAZH

