Kastrioti fiton me përmbysje ndaj Egnatias, Vllaznia mund Skënderbeun
Kastrioti vijon të tregojë një formë shumë të mirë në fazën e katërt të Kategorisë Superiore. Krutanët morën një fitore me rezultatin 2-1 ndaj Egnatias, e cila tashmë është më një këmbë larg rënies në Kategorinë e Parë.
Hasani dhe një autogol i Levendit ishin ata që vendosën fitoren për Kastriotin, i cili regjistron fitoren e shtatë radhazi. Në krahun tjetër do të shënonte Pedro Augusto.
Në ndeshjen tjetër, Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut duke ndjekur hap pas hapi trenin e Europës për vitin e ardhshëm. Goli i Hakajt në pjesën e dytë, i dha 3 pikë shkodranëve, që tashmë janë një pikë larg Partizanit të vendit të tretë dhe Kukësit.
KOHA JONË SONDAZH

