Kastrioti nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Kukësit (VIDEO)
Kastrioti vijon ecurinë fantastike në Superiore, duke marrë një tjetër fitore 1-0 ndaj Kukësit. Pjesa e parë do të ishte me raste sporadike në të dyja krahët.
Kastriotit do t’i mjaftonte goditja e parë në portë për të shënuar dhe marrë avantazhin si dhe për të vulosur rezultatin e kësaj përballjeje në minutën e 56-të me Bedri Grecën.
Kukësi do të tentonte në disa raste për të marrë barazimin, por pa sukses, pasi krutanët treguan edhe njëherë që janë të pathyeshëm përsa i përket mbrojtjes.
Pas takimit të raundit të 29-të të Abissnet Superiore Kukësi renditet në vend të tretë me 45 pikë, teksa Kastrioti shkon në kuotën e 37 pikëve në vend të gjashtë.
KOHA JONË SONDAZH

