Katar 2022/ Formacionet zyrtare, Brazil-Zvicër. Shaqiri në stol

Brazili është në kërkim të fitores së dytë në Grupin G, teksa do përballet me Zvicrën. Trajneri Tite vuan mungesën e Neymar të dëmtuar ndaj Serbisë teksa dy janë ndryshimet në formacionin e brazilianëve.

Danilo është ulur në stol dhe në vendin e tij aktivizohet Militao në krahun e djathtë, ndërsa Fred rreshtohet në mesfushë përkrah Casemiros. Në sulm, dyshja Richarlison e Paqueta.

Në kampin zvicerian, Xherdan Shaqiri është ulur në stol ndërsa titullar është kapiteni Granit Xhaka. Në sulm, luan dyshja Vargas-Embolo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?