Katari do të lejojë vetëm futbollistët e vaksinuar në Kupën e Botës
Katari, vendi organizator i Kupës së Botës 2022, do ta bëjë vaksinën Covid-19 të detyrueshme për të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në turneun e vitit të ardhshëm. Autoritetet mjekësore të Katarit tashmë kanë diskutuar me FIFA -n dhe aktorët e tjerë në përpjekje për të siguruar që të gjithë lojtarët pjesëmarrës të jenë të vaksinuar me të dyja dozat.
Qeveria e Katarit ka njoftuar tashmë se të gjithë tifozët që marrin pjesë në turne nëntorin e ardhshëm do të duhet të vaksinohen plotësisht, ndaj dhe e njëjta masë mund të merret dhe për futbollistët dhe stafin e ekipeve. Futbollistët që nuk do të vaksinohen do të duhet të testohen çdo 3 ditë.
“Katari, si vend pritës, do të japë garancitë e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të gjithë atyre që janë të përfshirë në kompeticion. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të ndjekin këshillat e udhëtimit të autoriteteve të Katarit dhe udhëzimet më të fundit nga Ministria e Shëndetit Publik. Informacioni i plotë mbi masat e sigurisë Covid-19 do t’i komunikohet të gjitha grupeve të interesuar kur te jemi pranë fillimit të kompeticionit”, tha një zëdhënës i FIFA-s për The Athletic. /R.Lika-Koha Jone/