Katastrofa e Borusia Dortmund, para 80 mijë tifozëve (Foto)

Borussia Dortmund humb  0-1 me Augsburg dhe mbeti në fund të klasifikimit në Bundesligë. Dy lojtarë të kërkuar gjatë dimrit nga Manchester United,  mes të cilëve edhe Mats Hummels, janë përpjekur pas ndeshjes të qetësojnë tifozët e Dortmundit, të cilwt mbetwn  tërësisht të zhgënjyer nga ekipi i tyre.  Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp humbi 0-1 me Augsburg, edhe pse miqtë ishin me 10 lojtarë në fushë, për shumë minuta.  Borusia, kampione  e Gjermanisë më 2011 dhe 2012 e sheh veten tashmë të rrezikuar më shumë se kurrë nga rënia në një kategori më poshtë. Raul Bobadilla shënoi duke i dhënë një fitore surprizë Augsburg, që e ngjiti në vendin e katërt në Bundesligë. Bavarezët morën fitoren e parë në fushë të Dortmundit, edhe pse mbetën me 10 lojtarë që në pjesën e parë, pas daljes me karton të kuq të Christoph Janker. Pas ndeshjes, mbrojtësi  Mats Hummels e portieri  Roman Weidenfeller janë përpjekur të qetësojnë sadopak turmën e tifozëve të zjarrtë të Borusia Dortmund, që nuk mund të pajtohen as me rezultatin dhe as me gjendjen aktuale. Dortmundit i munguan komplet idetë gjatë 90 minutave të ndeshjes ndaj Augsburgut, para një turme prej 80 mijë tifozësh. Dortmundi, që do të përballet me Juventus në  Champions League, për një vend të çerekfinale gjatë këtij muaji, mban vendin e fundit, të 18-të në Bundesligë, me 16 pikë, pas humbjes së 11-të që pësuan mbrëmjen e djeshme.  Trajneri Jurgen Klopp mbeti pa fjalë kur pas ndeshjes portieri Roman Weidenfeller dhe mbrojtësi Mats Hummels shkuan të qetësonin tifozët e zemëruar me ekipin. “Jemi të vetëdijshëm se duhet të luftojmë dhe të fitojmë betejën në 15 ndeshjet e mbetura. E dimë se me 98 për qind ne do ta fitojmë betejën dhe me 2 për qind mund ta humbin atë,” – theksoi Klopp, që nuk mund ta imagjinonte dot këtë gjendje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?