Kategoria e Parë, ekipeve kryesuese iu ndalohet humbja
Nesër luhen ndeshjet e javës së 20-të në Kategorinë e Parë dhe pritet që skuadrat pretendente të afrohen edhe më afër objektivit. Tërbuni i Pukës që kryeson Grupin A, do të luajë nesër në Tiranë ndaj Adës dhe mund të thellojë diferencën në rast fitoreje me ndjekësit më të afërt, Besëlidhjen e Mamurrasin, nëse këto dy të fundit do ta ndalen në transfertat më të vështira, përkatësisht ndaj Kastriotit dhe Besës së Kavajës. Tërbuni ka aktualisht 49 pikë, Besëlidhja 47 dhe Mamurrasi 42 pikë, pas 19 javëve të para në Grupin A, në Kategorinë e Parë. Në Grupin B, Lushnja kryeson me 35 pikë, po aq sa edhe Bylis i vendit të dytë, por do të luajë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit dhe i duhet medoemos fitorja për të mos rrezikuar pozitat e kreut . Bylis nga ana tjetër udhëton në Peqin, ku përballet me Shkumbinin, në një transfertë gjithashtu të vështirë. Butrinti i Sarandës pozicionohet në vend të tretë me 31 pikë dhe Sopoti ndodhet në vend të katërt me 27 pikë. Dinamo me 25 pikë do të përballet sot me Butrintin, në kryeqytet me synim për të fituar dhe për të shpresuar se kryesuesit do të ndalen për të pretenduar ndoshta edhe një rikthim të mundshëm në Kategorinë Superiore. Në rast fitoreje të ekipit sarandjot, Butrinti mund t’i afrohet së ngjitjes për herë të parë në Kategorinë Superiore.
Kategoria e Parë
Grupi A (Sot- ora 15:00)
Kamza – Burreli
Iliria -Veleçiku
Kastrioti -Besëlidhja
Besa – Mamurrasi
Nesër
Ada -Tërbuni
Grupi B (Sot-ora 15:00)
Shkumbini -Bylis
Pogradeci -Sopoti
Dinamo -Butrinti
Luftëtari –Lushnja
Tomori -Naftëtari
KOHA JONË SONDAZH

