Kategoria e Parë/ Fitojnë Skënderbeu dhe Pogradeci, ndalet Laçi

Pesë ndeshjet e javës së 12-të në Kategorinë e Parë nuk prodhuan surpriza sa i përket rezultateve. Skënderbeu fitoi 2-1 ndaj Burrelit në transfertë. Korçarët vuajtën, pasi luajtën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me të kuq të Vasquez në pjesën e parë.

Me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Pogradeci në një transfertë delikate si ajo ndaj Lushnjës. Laçi barazoi 1-1 ndaj Ilirisë në shtëpi. Kurbinasit shmangën humbjen, falë një goli të shënuar në fund.

Korabi barazoi 1-1 me Luftëtarin, ndërsa Apolonia mposhti 2-0 Kukësin. Dueli mes Kastriotit dhe Besës u shty për të hënën, për shkak të gjendjes së rënduar të fushës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?