Kategoria e Parë/ Flamurtari mund me “poker” Korabin, Pogradeci barazon me Lushnjën

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri nisi këtë të premte me dy nga ndeshjet e raundit të 25-të. Flamurtari fitoi 4-1 kundër Korabit, ndërsa Pogradeci dhe Lushnja barazuan 2-2.

Në stadiumin e Vlorës vendasit e Flamurtarit fituan 4-1 me përmbysje kundër Korabit. Ishte Patrik Treni në minutën e 25-të që kaloi në epërsi dibranët, ndërsa ekuilibrat në ekstremin e pjesës së parë i vendosi Vasil Shkurtaj.

Pjesa e dytë pa në fushë një Flamurtar me “marshin e pestë” dhe vendasit shënuan edhe tre herë të tjera me Herald Markun në zhvillimet e një këndoreje, si edhe me dopietën e Oshafin. Vlonjatët mbeten në vendin e dytë me 59 pikë, një pikë më pak se kryesuesit e Vorës që të shtunë presin në shtëpi Kukësin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit, liqenorët vendas barazuan 2-2 kundër Lushnjës, duke ndarë pikët. Lagunarët që shënuan dy gola me Olala dhe Xhabrahimin pas 13 minutave të para të lojës, para se Alidemaj dhe Danladi të barazonin për vendasit. Të dyja skuadrat për momentin ndodhen në zonën e promovimit për në elitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?