Kategoria e Parë/ Ndeshja Kastrioti-Besa shtyhet për shkak të kushteve atmosferike

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka njoftuar shtyrjen e takimit Kastrioti-Besa, i planifikuar të zhvillohej sot në kuadër të javës së 12-të të Kategorisë së Parë.

Vendimi erdhi pas inspektimit të kryer në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, ku u konstatua se fusha ishte dëmtuar rëndë nga reshjet e shumta të shiut.

Gjendja e terrenit e bënte të pamundur që ndeshja të luhej në kushte të sigurta dhe të përshtatshme për futboll, ndaj Departamenti i Garave vendosi ta shtyjë për një datë tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi do të zhvillohet nesër (e hënë) në orën 13:30, sërish në stadiumin “Redi Maloku”, duke i dhënë kohë fushës të rikuperohet nga kushtet atmosferike të ditëve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?