Kategoria Superiore, Cungu: Konkurrencë unike

Me 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit, Laçi futet me prepotencë në garë për objektiva të rëndësishëm. Pas një fillim sezoni me shumë probleme, tashmë nën drejtimin e Armando Cungut, ekipi e sheh veten 5 pikë larg kreut.

Fitorja e fundit me “poker” golash në transfertë përballë Skënderbeut, ishte një mesazh i qartë për të gjithë rivalët, Laçi është rikthyer të bëjë laçin, një ekip ekspert i futbollit shqiptar në vitet e fundit. Armando Cungu shijon këtë ecuri pozitive ndërsa ndalet duke i bërë një analizë të ftohtë këtij sezoni që për teknikun shkodran është sa konkurrues por dhe absurd.

Këtë herë Cungu ka në dispozicion një “bishë” të vërtetë në sulm, Nuabueze. 7 gola ka shënuar sulmuesi nigerian brenda një harku kohorë prej 15 ditësh, shifra të pabesueshme për nivelin e futbollin shqiptar.

SHKARKO APP