Kategoria Superiore, Kukësi e mbyll në vendin e dytë
Skuadra e Orges Shehit fitoi me goleadë 2-5 ndaj Luftëtarit, me gola të Limajt, Shkurtaj (2), Domi dhe Abazaj. Kukësi përfundon kështu kampionatin me 66 pikë dhe për të tretin vit radhazi është nënkampion i Shqipërisë. Vllaznia barazoi 1-1 me Flamurtarin në “Loro Boriçi”. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë dhe kanë për autorë Sidorencon dhe Diamantin. Kukësi e ka mbyllur me një goleadë sezonin 2019/2020, duke vulosur edhe vendin e dytë në renditje.
Me rikthimin në fushë, gjirokastritët surprizuan duke barazua shifrat me golat e shpejtë të Likës dhe Haxhiut. Gjithsesi, shpresat e Liftëtarit për të mbyllur me pikë sezonin u shuan shpejtë. Kukësi përmbysi shifrat, kur skuadrat ishin në fushë me nga dhjetë lojtarë pas kartonëve të kuq të Alimanit dhe Limaj. Shkuraj, Domi dhe Abazaj plotësuan “manitën” e Kukësit që duhet të kënaqet me vendin e dytë në këtë sezon.
Në ndeshjen e saj të fundit për sezonin e rregullt të Superligës, Vllaznia barazoi 1-1 në shtëpi kundër Flamurtarit. Tashmë shkodranët duhet të shpëtojnë sezonin, duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar në ndeshjen e play-out.